Rozë

Disa djem rrahin Trjesi Sejdinin brenda makinës luksoze? Ja pamjet që po qarkullojnë në rrjet (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 14 January 2020

Një video po qarkullon së fundmi në rrjet, ku tregon disa të rinj që dhunojnë një vajzë. Kjo e fundit ndodhet brenda një makine tip “Audi A8”.

E para që ka publikuar videon është Jeta Osh Qef dhe shkruan se personi që ka filmuar, iu ka shkruar se vajza në fjalë është Trejsi Sejdini. Gjithashtu thuhet se videoja është bërë në muajin maj të vitit të kaluar.

“Esht bo n maj si video. N tiron”, shkruan dërguesi. Ndërkohë në pamje shihet në largësi një vajzë të cilës i shkulin flokët disa djem të veshur shtrenjtë, njëri prej tyre me tuta Adidas.

-Advertisement-

Makina tip “Audi A8” përkon me makinën e publikuar nga vetë Sejdini në rrjetet sociale, ku modelja ka pozuar jo pak herë.

Nuk dihet nëse vajza në këtë video është Trejsi Sejdini, megjithëse Dosja.al ka kontaktuar me modelen, dhe kjo e fundit nuk ka dhënë përgjigjie. Nga ana tjetër kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që bukuroshja Trejsi Sejdini përfshihet në një sherr.

Edhe më herët, “gangsterja nga Elbasani” është filmuar në klubet e natës teksa rrihet me vajza të tjera, por gjithnjë modelja i ka mohuar këto pamje, duke thënë se nuk ka qenë ajo në videot që kanë dalë në mediat sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera