Lajme

Disa deputetë të LDK-së fotografohen me Presidenten Osmani, Marigona Geci thotë se i kërkoi të kthehet në parti

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 17 December 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani se bashku me deputetë e Listës Guxo është fotografuar me disa nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që morën pjesë në seancën ku ajo m bajti fjalimin e fundvitit.

Këto fotografi janë publikuar nga deputetja e LDK-së, Marigona Geci. Ajo shkroi se i ka bërë thirrje presidentes Osmani që t’i merr deputetët e Listës Guxo dhe të kthehet në LDK.

Madje Geci deklaroi se me një nën buzëqeshje u kuptua se deputetët e Listës Guxo kanë dëshirë të kthehen në LDK.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Sot, presidentja e Republikës së Kosovës Znj.Vjosa Osmani pati një fjalim të mirë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Pas fjalimit ajo bashkë me deputetët e saj erdhi tek ulëset e Grupit Parlamentar të LDK-së për të bërë një foto me ne.

Unë i thash znj.Presidente merri deputetët tuaj e ejani këtu në LDK, se ju nuk e keni vendin atje te partitë e majta me orientime të skajshme majtiste.

Nga nënbuzqeshja u kuptua se deputetët e Listës Guxo dëshiren e kanë të kthehen në LDK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera