Lajme

I diplomuari kapet me drogë. Shqiptari: Paratë, për kurimin e babait

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 17 May 2017

Është diplomuar për Inxhinieri, por si emigrant i paligjshëm në Britaninë e Madhe, Elton Muja bënte punë nga më të rëndomtat. I riu 25-vjeçar u arrestua me 4 kilogramë kokainë të pastër në Luton, ndërsa merrte një taksi.

Përpara gjykatës, shqiptari tha se kishte emigruar në Angli që të mblidhte parà për trajtimin e shtrenjtë mjekësor të të atit në Tiranë. Kur pranoi, siç pretendon edhe vet, të bënte korrierin e drogës, kishte qenë duke larë makina e merrej me punë krahu.

Prokurori Kevin West tha se, policët janë vënë në gjurmët e tij dhe kur e kanë parë të hipte në taksi me një çantë të madhe, e kanë ndaluar e prangosur. I riu, i cili nuk ka një adresë fikse, u deklarua fajtor për posedimin e drogës së klasit A, me qëllim shpërndarjen e saj.

Avokati mbrojtes, Adrian Eissa argumentoi se, shqiptari ishte një i ri i diplomuar, i cili kishte nevojë për parà, sepse duhej të ndihmonte të atin që vuan nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Gjykatësi i çështjes, megjithatë, doli në përfundimin se 25-vjeçari është motivuar nga përfitimi financiar dhe i dha një dënim prej 4 vitesh e gjysmë heqje lirie, ndërsa 1.280 paundët që iu gjetën me vete u vendos t’i konfiskohen.

Intervistë me Prof. Dr. Vasil Iliev – Prolapsi i organeve gjenitale tek gratë

Të tjera