Lajme

Diplomon në ShBA djali i heroit, Haradinaj: Përveç neve, e ke bërë krenar edhe Shkelzenin

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 28 September 2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka uruar nipin e tij, djalin e vëllait hero, Shkelzenit, Luan Hardinaj për diplomimin e tij si Oficer të Inteligjencës Ushtarake.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Luani i ka bërë krenarë të gjithë.

“Luani i ri sot diplomoi në MIBOLC, kursi bazik për Oficer të Inteligjencës Ushtarake në SHBA. Ai na bënë krenarë të gjithëve, Shkelzenin dhe gjithë kombin.

-Advertisement-

Nderime Atdheut, Luan”, ka shkruar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera