Lajme

Diplomojnë rekrutët e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 06:47 | 22 September 2023

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ‘Gjenerata 01-2023’.

Ceremonia do të mbahet kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, duke filluar nga ora 09:45 dhe të pranishëm në këtë ceremoni do jenë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare si dhe familjarë të ushtarëve.

Ndryshe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ditë më parë në një intervistë për RTK, tha se FSK po shkon duke u zhvilluar sipas planit që është përpiluar në bashkëpunim me aleatët.

-Advertisement-

Ai po ashtu tha rritja e buxhetit për FSK ka ndikuar dukeshim në rritjen e kapaciteteve ushtarake, rekrutimit, blerjen e pajisjeve ushtarake etj.

Ministri i Maqedonci, bëri me dije se në vitin 2025, FSK do të ketë tri regjimente të këmbësorisë, që kanë synim mbrojtjen e vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera