Lajme

Diplomojnë dy studentë të verbër në afat rekord

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 15 July 2017

Ardian Sopa dhe Gëzim Bytyqi janë dy të rinj me mungesë të shqisës së të parit që kanë marrë diplomën e kolegjit “Pjetër Budi”, në programin Administrim Biznesi, shkruan sot, gazeta Zeri.

Dy persona të verbër në Kosovë kanë marrë diplomën e kolegjit brenda afatit të paraparë të studimeve bachelor. Ardian Sopa nga Llapushniku i Drenasit dhe Gëzim Bytyqi nga Prishtina janë pajisur me diplomën e kolegjit “Pjetër Budi”, në programin Administrim Biznesi, profil i administratë publike.

Ata janë regjistruar në këtë kolegj në studime në vitin akademik 2014/15. Sfidat dhe vështirësitë thonë se nuk ua zbehën atyre ëndrrën për t’i ndjekur studimet me rregull dhe që të diplomojnë.

-Advertisement-

 

Ndonëse, siç shprehën në një rrëfim për “Zërin”, nuk ishin të pakta momentet për ta kur shpesh do t’ia përsërisin vetes se mund të jetë e pamundur t’ia dalin dhe të arrijnë deri tek diplomimi.

Ka humbur të parit që në moshën 16-vjeçare, por Ardian Sopa nga Llapushniku i Drenasit nuk e ndërpreu shkollën. Ai tregon se në fillim nuk e pati të lehtë të orientohet me alfabetin Braj.

Mirëpo, më vonë vendosi ta sfidojë vetën dhe t’i bashkëngjitet ftesës së mikut të tij Gëzim Bytyqi që të regjistrohen bashkë në kolegj. “Nuk kisha menduar ndonjëherë se do të regjistrohem në studime bachelor”, thotë ai, derisa rrëfen hezitimin e tij se mund t’ia dilte, sidomos në vendin ku ka lindur, në Kosovë dhe që shumë pak ofrohen kushte për personat me aftësi të kufizuara në përgjithësi.“Kisha drojë se nuk do të mund të bëja asgjë. Kur fillova t’i marrë notat, e pashë që do t’ia dilja dhe vazhdova kështu deri në fund. Në fillim ishte sfidë dhe kisha vështirësi”.

Sopa tani ndihet i lumtur që ka arritur të diplomojë dhe suksesin e tij ia dedikon familjes si dhe kolegjit “Pjetër Budi”, ku thotë se gjetën hapësirë dhe përkrahje për studim. “Është kurorëzuar mundi ynë dhe i gjithë kolegjit”.

Sipas tij, ishin edhe profesorët ata që i shtynë të mos dorëzohen dhe “që ishin në gjendje ta ndërpresin ligjëratën kur kishin paqartësi dhe ta përsërisin për gjithë grupin”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera