Diplomatja gjermane : Prekja e kufijve etnik do të destabilizonte Ballkanin Perëndimor.
Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 17 October 2019
Zyrtarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Susanne Schutz, në një intervistë për “Danas”, ka folur rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjes finale që pritet të arrijnë dy palët.
Ajo ka thënë se qëllimi i bisedimeve Prishtinë-Beograd duhet të jetë arritja e një marrëveshje për të gjitha çështjet e rëndësishme të cilat kanë mbetur të pazgjedhura, një ujdi e cila do të jetë politikisht e qëndrueshme në të dy vendet dhe që do t’i kontribuojë stabilitetit rajonal.
Schutz ka thënë se Gjermania pret një ritëm të ri në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë vitit 2020, pasi që sipas saj është harxhuar shumë kohë.
“Kur do të arrihet marrëveshja, varet kryesisht nga vullneti politik i palës serbe dhe asaj kosovare” , ka shtuar ajo.
Diplomatja gjermane tutje ka thënë se janë në koordinim dhe në komunikim të rregullt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor.
E pyetur nëse e sheh angazhimin amerikan si një konkurrencë për BE’në, Schutz ka thënë se e mirëpresin faktin që SHBA’ja po i kushton rëndësi më të madhe dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga BE’ja.
“Ne e mirëpresim faktin që SHBA’ja, si ne, i kushtojnë rëndësi të madhe politike dialogut të ndërmjetësuar nga BE. BE dhe SHBA’ja janë në komunikim të rregullt dhe intensiv për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor, përfshirë dialogun. Të gjithë janë të vetëdijshëm që marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse të gjitha palët do të tregohen bashkëpunuese.
Sa i përket emërimit të Grenell, diplomatja gjermane ka thënë se vendimi i Trump për një emërim të tillë po shihet si një shenjë e vëmendjes së madhe që Shtëpia e Bardhë dëshiron t’i kushtojë dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Emërimi i Ambasadorit Grenell si i Dërguar Special i Presidencës së SHBA’së interpretohet si një shenjë e vëmendjes së madhe të Trump, që dëshiron t’i kushtojë dialogut për normalizim të marrëdhënieve, dhe ne e mirëpresim këtë fakt. Në po vazhdojmë të rreshtohemi me partnerët tanë amerikanë për hapjen e mundësive në Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishme që të gjendet një zgjidhje që mbyll të gjitha çështjet e pazgjidhura, dhe që kontribuon në stabilitetin e rajonit”, ka shtuar tutje ajo.
Schutz ka treguar edhe një herë që qëndrimi i Gjermanisë sa i përket idesë së korrigjimit të kufijve është i pandryshueshëm, për arsye se çfarëdo prekje e kufijve do të destabilizonte Ballkanin Perëndimor.
“Pozicioni i Gjermanisë për këtë çështje është i ditur. Ne po vëzhgojmë diskutimet për kufij etnikë, dhe sipas mendimit tonë do të kenë efekt destabilizues për Ballkanin Perëndimor. Shumë politikanë në rajon gjithashtu ndajnë këtë shqetësim dhe vazhdimisht kanë tërhequr vëmendjen e publikut për këtë fakt. Sepse ne thjesht duam të arrijmë një zgjidhje që do të kontribuojë në stabilitetin e Kosovës dhe Serbisë dhe të gjithë rajonit”, ka thënë ndër të tjera diplomatja gjermane.
Të tjera
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...
-
Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, dyshohet se kontrabandoi mallra me veturë private
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se ka suspenduar një zyrtar po...
-
Hamza kritikon Kurtin: Qeveria e tij ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...
-
PDK i kthen në Kryesi deputetët dhe kryetarët e komunave, vend të rëndësishëm i jep edhe aderimit më të ri
Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë shumë seriozisht mobilizimin për zgje...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka...
-
Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në ta...
-
Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend – akuza Qeverisë për “tenderët sekretë”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovë...
-
Aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve, shqiptohen dhjetëra gjoba – konfiskohen targa e vetura
Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të tra...