Lajme

Diplomati rus nesër Vuçiqit ia çon një porosi të Putinit që ka të bëjë më Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 21 July 2019

Aleksandar Botsan Kharchenko është emëruar ambasador në Beograd. Nesër ai do ta takojë për herë të parë Vuçiqin ku do t’i dorëzojë letrat kredencialet, por mediat serbe thonë se ai do ta dorëzojë edhe një porosi urgjente të Putinit. Kharchenko gjatë vitit 2007 ka qenë i përfshirë në bisedimet për statusin e Kosovës si pjesë e Trojkës ku bënin pjesë Frank Wisner dhe Wolfgang Ishcinger.

Ambasadori i ri i Rusisë në Serbi, Aleksander Botsan-Kharchenko, nesër do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilit do t’ia kumtojë një mesazh të presidentit rus Vladimir Putin, që ka të bëjë me Kosovën.

Ambasadori rus, siç njoftojnë mediat serbe të hënën për herë të parë do ta takojë presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

-Advertisement-

Mediumi serb shkruan se “Kharchenko do t’ia dorëzojë Vuçiqit një porosi urgjente të presidentit rus Vladimir Putin”.

“Mesazhi ka të bëjë me Kosovën”, shkruan gazeta.

Nga fillimi i karrierës së tij diplomatike, ambasadori i ri rus Kharchenko ka qenë i përfshirë në proceset diplomatike që kishin të bëjnë me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, kurse më vonë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera