Lajme

Diplomati francez: Vizat në vitin e zgjedhjeve presidenciale dhe legjislative? Po ëndërroni

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 25 May 2021

Gerard Araud, këshilltari i presidentit të Francë, Emmanuel Macron, ka thënë se heqja e vizave për kosovarët mbetet një ëndërr dhe nuk ndodhë as në vitin 2022.

Araud ka dhënë këtë deklaratë, në një replikë me Bernard Nikaj, ish-ambasadorin e Kosovës në Francë, i cili e ka pyetur këshilltarin e Macronit për liberalizmin e vizave për qytetarët kosovarë.

Nikaj në shkrimin e tij ka thënë se shpreson që Franca gjatë vitit 2022, do t’i heqë vizat për qytetarët kosovarë, mirëpo Araud i ka thënë se “po ëndërron”, duke ia bërë me dije se kjo nuk do të nodhë.

-Advertisement-

“Në vitin kur mbahen zgjedhjet presidenciale dhe legjislative? Po ëndërron”, ka qenë përgjigja e këshilltarit të Macronit, Gerard Araud.

Kujtojmë, që ky debat ka ardhur pas reagimit të Araud ndaj deklaratës së kryediplomatit evropian, Josep Borell, i cili tha se heqja e vizave për qytetarët kosovarët është vonuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera