Lajme

Diplomati estonez Aivo Orav nga 1 shtatori zëvendëson Szunyogun në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 26 July 2024

Përfaqësuesi i ri Special i BE-së në Kosovë do të jetë Aivo Orav, një diplomat estonez me përvojë të gjerë në pozita të ndryshme në BE.

Detyrën, Orav do ta marrë më 1 shtator për një periudhë fillestare dyvjeçare, duke e zëvendësuar Tomash Szunyog, i cili ka qenë në këtë pozitë që nga viti 2020, raporton Klankosova.tv.

Orav aktualisht është Përfaqësues i Përhershëm i Estonisë në BE, dhe më parë ka shërbyer si Shef i Delegacionit të BE-së në Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.

-Advertisement-

Siç njofton BE-ja, “Orav do të luajë rol kryesor në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, paqësore, demokratike dhe multietnike e cila bashkëpunon me rajonin”.

“Ai do të mbështesë edhe perspektivën evropiane të Kosovës dhe afrimin me BE-në, si dhe do të monitorojë, asistojë dhe lehtësojë progresin në prioritetet politike, ekonomike dhe evropiane” të Kosovës, ka thënë BE-ja në njoftim.

Josep Borrell, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, në muajin prill pati nominuar 44 krerë delegacionesh, krerë zyrash, të ngarkuar me punë të BE-së për rotacionin e radhës të delegacioneve të BE-së në mbarë botën.

Sipas listës së publikuar nga EEAS, Lajçaku ishte nominuar për Ambasador të BE-së në Zvicër, ndërkaq, për shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë ishte nominuar Aivo Orav.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera