Diplomati britanik: Një ditë Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen

Autori: Gazeta inFokus
21:20 | 31 October 2022
Bashkimi kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë një ditë mund të bëhet realitet.
Këtë skenar nuk e përjashton diplomati Timothy Less nga Qendra Gjeopolitike në Universitetin Cambridge.
Less thotë se rreziku që po vjen nga Serbia, po e shtyn Kosovën afër Shqipërisë.
E përveç kësaj, ai thotë se ka vullnet nga qytetarët e të dyja vendeve që të bëhet bashkimi kombëtar.
“Sa i përket Kosovës dhe Shqipërisë, mendoj se të dyja do të bashkohen në planin afatgjatë. Ato ndajnë një identitet të përbashkët- shqiptar, dhe shumica e njerëzve në të dy vendet duan të formojnë një shtet të vetëm shqiptar. Ka edhe shtytës të dukshëm për këtë proces, duke përfshirë varësinë e Kosovës nga Shqipëria për tregtinë me botën e jashtme dhe kërcënimi që i vjen Kosovës nga Serbia”, u shpreh ai.
Diplomati britanik parasheh konflikte në pjesën veriore të Kosovës, gjë që, sipas tij do të ndikojë në rritjen e nacionalizmit serb në Ballkan.
“Nëse kjo ndodh në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, ndoshta do të jetë për shkak të një përplasjeje në veri të Kosovës. Unë mund të imagjinoj disa skenare në të cilat Kosova vazhdon të mbrojë sovranitetin e saj mbi veriun, duke çuar në një incident vdekjeprurës me serbët. Serbia më pas hakmerret duke vendosur ushtrinë e saj në veri të Kosovës dhe Kosova i afrohet Shqipërisë për mbrojtje. Serbët e Bosnjës më pas mund të shfrytëzojnë një rritje të nacionalizmit në Serbi për të shpallur pavarësinë e tyre. Mes një tronditjeje më të gjerë në rajon, Kosova dhe Shqipëria bashkohen”, shtoi ai.
Tutje, diplomati e sheh një situatë shumë të ndjeshme edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, ku nuk e përjashton mundësinë për një riorganizim territorial të vendit për shkak të kroatëve dhe serbëve.

Të tjera
-
Musliu akuzon VV-në për diktaturë: Është koha t’i japim Albinit, Dejonës dhe marionetave të tyre një leksion politik
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvend...
-
Iu ndërpre fjala tri deputeteve, Deliu-Kodra: Në vend të fjalës, dëgjuam urdhëra, kjo s’është demokraci
Gjatë seancës së sotme konstituive, deputeteve Vlora Çitakut, Hykmete Bajrami...
-
Po udhëtonte drejt Greqisë, policia shqiptare kap 65 vjeçaren me 25 mijë euro të padeklaruara
Një grua është kapur me 25 mijë euro të padeklaruara nga Policia e Shqipërisë...
-
Murati: Opozita po shkel Kushtetutën duke refuzuar pjesëmarrjen në votim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka kritikuar partitë tjera ...
-
Ky është momenti kur Dehari i kërkoi sigurimit t’i ndërpres Çitakut fjalimin
Gjatë seancës së sotme në tentativë për konstituimin e legjislaturës së re të...
-
Miftaraj: VV dhe Albin Kurti haptazi kanë kapur Kuvendin e Kosovës
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj vep...
-
Arbreshë Krasniqi: Kosova është përtej qëndrimeve individuale, është më shumë se 120 deputetë
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbreshë Krasniqi ka folur për media pas ...
-
Krasniqi: Sot me vetëdije u shkel Kushtetuta, pa u trembur qerpiku
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit të seancës konstituive tha se...
-
Krasniqi: Për Kurtin dhe VV-në, as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas dështimit të seancës së...
-
Haradinaj: Kurti nuk e ka qëllimin me zgjedh problem por vetëm me bë keq e më keq
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur pas dështimit të radhës për konstitu...
-
“Ktheju rendit të ditës”, Hykmete Bajramit i ndërpritet fjala nga Avni Dehari
Edhe deputetes së betuar të LDK-së, Hykmete Bajramit i është ndërprerë fjala ...
-
S’kryen punë as takimi i djeshëm, dështon tentativa e 39 për konstituim të Kuvendit
Ka dështuar edhe tentativa e 39 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Se...