Diplomati austriak jep një parashikim të frikshëm për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus
09:18 | 11 Dhjetor 2017
Kosova është pranë dështimit dhe shumë e ndarë.
Kështu vlerëson diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, që në vitet 1997-99 kishte shërbyer si ambasador i Austrisë në Beograd dhe si i dërguar i posaçëm i Bashkimit Europian për Kosovën, ku në këtë cilësi kishte vepruar edhe si Kryenegociator i BE-së në bisedimet e paqes në Rambuje.
Petritsch, në një intervistë për Deutsche Welle, ka bërë një analizë të situatës në Ballkan dhe ndër tjerash ka folur edhe për atë se si e sheh ai gjendjen aktuale në Kosovë.
“Kosova është thellësisht e ndarë. Është një shtet i dobët pranë kolapsit – krahasuar me Serbinë që është zhvilluar fuqishëm ekonomikisht, por edhe në fusha të tjera”, Klan Kosova.
“Prishtina zyrtare e ka të domosdoshme që të krijojë lidhje me komunitetin serb. Marrëveshja për Formimin e Komunave Serbe është nënshkruar vite më parë. Kjo marrëveshje duhet të implementohet. Ky është obligimi i Prishtinës”.
Politikani austriak ka folur edhe për pajtimin final mes Kosovës e Serbisë. Ai thotë se Bashkimi Europian tani ka një rast historik për të ecur përpara në këtë drejtim për shkak të rrethanave aktuale.
Sipas Petritsch, presidenti serb, Aleksander Vuçiq, është një politikan realist që i kupton rrethanat, ndërsa ka përmendur edhe faktin që miqësia e tij me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, është jashtëzakonisht e rëndësishme në zgjidhjen finale të konfliktit shqiptaro-serb.

T� tjera
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...

































