Diplomati amerikan: Kosova dhe Serbia kanë marrë vendime të vështira por duhen ende të tjera
Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 10 April 2023
I dërguari i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe koordinatori i Qendrës për Angazhim Global, James Rubin, ka komentuar edhe Marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt në Bruksel fillimisht dhe më pastaj më 18 mars në Ohër.
Rubin, i cili po qëndron në Ballkanin Perëndimor në një vizitë katër ditore, në një konferencë për media në Mal të Zi, ka thënë se nëse zbatohet kjo marrëveshje, do të ketë një perspektivë për një të ardhme më të ndritur për rajonin.
Megjithatë, sipas tij, në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të merren vendimet të vështira.
“Asgjë e mirë nuk ndodh në botë nëse nuk merren vendime të vështira. Disa vendime të vështira tashmë janë marrë, por duhet të merren disa të tjera”, ka thënë Rubin.
Në anën tjetër, ai është pyetur se si e sheh rajonin tani krahasuar me vitet e 90’ta, ai thotë se sheh dallime të mëdha në Ballkanin Perëndimor.
“Shoh dallime të mëdha në krahasim me kohën e luftës, mjerimit, masakrave masive të civilëve të pafajshëm. Tani mund të shohim perspektivën e Kosovës dhe Serbisë për anëtarësim në BE, nëse liderët e pranojnë shansin që u është dhënë”, shtoi ai, shkruan mediumi malazez “Vijesti”.
Po ashtu, Rubin theksoi se SHBA-ja, i mirëpret marrëveshjet në të cilat po punon BE-ja dhe ndihmon Kosovën dhe Serbinë që të kenë marrëdhënie normale, t’u mundësojnë popujve të jetojnë pranë njëri-tjetrit, të njohin simbolet, të drejtat e pakicave, liritë dhe të ecin përpara.
“Jam i bindur se Mali i Zi s’do t’i drejtohet më Beogradit dhe Moskës”
“Pasi bisedova me zyrtarë malazezë dhe liderë partiak, jam i bindur se Mali i Zi nuk do t’i drejtohet më Beogradit dhe Moskës”.
Kështu është shprehur ai, teksa shton se nëse dezinformomi rus dominon në Ballkanin Perëndimor, atëherë do të jetë vështirë të arrihet përparim.
“Besoj se lufta kundër dezinformatave do të jetë prioritet i qeverisë së re në Mal të Zi. Në Mal të Zi ka një sërë portalesh që përhapin dezinformata nga Rusia dhe Kina”, ka thënë Rubin.
Diplomati amerikan beson se Mali i Zi ka një të ardhme më të mirë sepse është anëtar i NATO-s dhe pritet të jetë pjesë e BE-së në të ardhmen.
“Arsyeja pse jam këtu, në emër të Presidentit Biden dhe sekretarit Blinken, është sepse e ardhmja e suksesshme e Malit të Zi duhet të përfshijë përpjekje të forta dhe të përkushtuara në luftën kundër sfidave të dezinformimit. Është një problem i ri në botë, sepse ana e errët e revolucionit dixhital lejojnë regjimet autoritare, si Rusia dhe Kina, të përdorin mjetet që ne menduam se do të sillnin demokracinë në botë, të sjellin errësirë, dezinformata, gënjeshtra”.
Të tjera
-
Ditët me diell nxisin lëvizjen e qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë
Fundjavat e shtatorit janë shoqëruar me fluks udhëtarësh në pikën kufitare të...
-
Dhjetë vendet me rritjen më të shpejtë të numrit të milionerëve
Popullsia e disa vendeve po bën përparim të konsiderueshëm për sa i përke...
-
Gjykimi në mungesë për Banjskën, Supremja ende nuk e ka pranuar kërkesën e Themelores
Gjykata Supreme e Kosovës do ta shqyrtojë mundësinë e nxjerrjes së një udhëzu...
-
BE mbështetje Shqipërisë për përballimin e rreziqeve nga përmbytjet
Në Shkodër u mbajt takimi tre ditor “FloodNorthALB”, me pjesëmarrjen e përfaq...
-
Fjalimi i Demaçit në Kuvendin e Parë të LDK-së: Duhet të hyni në përleshje me ata që na uzurpuan
Gjatë dekadës para çlirimit ndër figurat më të rëndësishme në politikën e Kos...
-
Pak siguri në Prishtinë, për tetë muaj afër 4 mijë vepra penale
Gjuajtje me armë sikur nëpër filma në mes të lagjes “Aktash”, ku mbeti i vrar...
-
OKB-ja e “shqetësuar”: Lindja e Mesme s’mund të përballojë lụftë të gjithanshme
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ka thënë se është “shumë ...
-
Haziri: Thonin veç me ta do të vie ‘era shtet’, por po kundërmon erë hajnie!
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se dikur VV’ja thoshte se veç me ta ...
-
Lavrovi, Evropës: E pakuptimtë ideja për lụftë deri në fitore me një fuqi bërthamore
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi vendet evropiane që të mos ...
-
Kurti bën homazhe të varret e vëllezërve Bytyqi: Janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek varret e vëllezërve B...
-
Pas rimatjeve, pesha e drọgës që u kap dje në Pejë shkon në mbi 2 ton
Prokuroria Themelore në Pejë dje njoftoi për një aksion të madh në rajonin e ...
-
Gërvalla takon homologen nga Malawi, diskutojnë për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe
Në takimin e mbajtur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së n...