Diplomatët iu shkuan për vizitë, drejtuesit e Manastirit të Deçanit thonë se është mbështetje për 24 hektarët
Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 23 May 2023
Manastiri i Deçanit ka dhënë më shumë detaje se çfarë diskutua me dhjetëra krerë të misioneve ndërkombëtare, ambasadorë e diplomatë të cilët vizituan këtë manastir.
Në reagim është vënë në qendër kërkesa e këtij manastiri për tokën, duke thënë se është vendim i Gjykatës Kushtetuese që ”institucionet e Kosovës nuk po e zbatojnë”. Manastiri i Deçanit këtë vizitë e interpretuan si mbështetje për 24 hektarët e kontestuar.
”Sot patëm nderin e veçantë të mirëpresim në Manastirin e Visoki Deçanit tridhjetë krerë të misioneve ndërkombëtare, ambasadorë dhe diplomatë të tjerë të akredituar në Kosovë. Rasti i menjëhershëm i këtij takimi ishte riafirmimi i mbështetjes së fuqishme ndërkombëtare për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 lidhur me tokën e Manastirit të Deçanit, një vendim që fatkeqësisht ende nuk është zbatuar nga autoritetet e Kosovës. Ky vendim gjykate u mbështet me vendosmëri nga ambasadorët e vendeve të Quintit si dhe nga shefat e misioneve të BE-së dhe OSBE-së pak ditë më parë, në 7-vjetorin e saj. Për më tepër, ky tubim shërbeu si një mundësi për të shprehur mbështetjen e fuqishme për sundimin e ligjit dhe respektimin e lirisë fetare për të gjitha komunitetet në Kosovë“, thuhet në reagim.
Mysafirët i ka pritur Fr Sava Janjiq, igumeni I Manastirit të Deçanit, duke iu treguar se “me çfarë përballet kisha ortodokse në Kosovë“.
”Pas diskutimit, murgjit e Deçanit shtruan një drekë për të gjithë vizitorët në trapezarinë e Manastirit. Kjo ngjarje vërtet ofroi një mundësi për të shkëmbyer hapur opinione, për të diskutuar një sërë çështjesh dhe në radhë të parë për të forcuar lidhjet ndërmjet Kishës sonë dhe komunitetit diplomatik ndërkombëtar të akredituar në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Manastirit të Deçanit.
”Në përfundim, Fr. Sava shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë vizitorët për mirëkuptimin dhe përpjekjet e tyre kolektive për të vizituar Manastirin. Ai shprehu shpresën se kjo ngjarje do të mbetet në kujtesën tonë para së gjithash si një tubim miqësor në një nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë fetare dhe kulturore në Kosovë”, përfundon komunikata.
Çështja e Manastirit të Deçanit ka ngjallur shpesh mospajtime të thella në mes Kosovës dhe Serbisë.
Të tjera
-
Ngjarjet e parlajmëruara për sot në Kosovë
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:3...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Presidenca e Kosovës tha se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Ale...
-
Shtim i vranësirave sot, në mbrëmje shi
Shtresa mjegulle apo vransira të ulëta mbulojnë pjesët e ulët të vendit, fill...
-
32 vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Suedi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi. Si pasojë e një aksidenti ka vdek...
-
Presidenca thotë se kanë konfirmim nga Uashingtoni se asnjë vendim i nënshkruar deri tash nga Trump s’e prek Kosovën
Vendimet e deritashme të presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë ndikim ne...
-
Bedri Hamza: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, 9 shkurti shans që nuk guxojmë ta humbim
Bedri Hamza ka mbajtur një takim sonte edhe me banorët e Gremës së Ferizajt. ...
-
Daut Haradinaj: Në secilën zonë të Kosovës, fryma e Kosovës fituese po ndjehet si kurrë më parë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën Administratën Trump
Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, qasja që do të ketë ndaj rajonit dhe Ko...
-
Ismaili: Qytetarët anekënd Kosovësvpo e përkrahin vizionin e Bedri Hamzës për zhvillimin e Kosovës
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat ...
-
Memli Krasniqi në Prizren: PDK me energji dhe mbështetje të fuqishme drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në taki...
-
Klan Kosova: Arsyet që çuan në prishjen e raporteve mes presidentes Osmani dhe ministres Gërvalla
Shpeshherë i doli në krah, e bëri ministre të Jashtme dhe ia dha bekimin që t...