Lajme

Diplomatë të huaj në Kosovë, vlerësojnë punën e Armend Mehajt

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 08 August 2023

Të martën, Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Mbrojtjes.

Qeveria ka bërë të ditur se Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkak të sëmundjes së gruas së tij.

Zëdhënësi Përparim Kryeziu, ka thënë se gruaja e Mehajt është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë, për çka i duhet tretman dhe kujdes në një qytetet tjetër nga ai i Oslos.

-Advertisement-

Andaj Mehaj ka kërkuar që të ndodhet pranë familjes në këtë kohë.

Pas lirimit nga detyra, për Armend Mehajn pati reagime nga diplomat të huaj, të cilët e lavdëruan punën e tij, përgjatë periudhës dyvjeçare sa shërbeu në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ambasada Britanike

Aambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, shprehu keqardhje që Mehaj nuk do të jetë më në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai shprehu falënderues për kontributin e Mehajt për bashkëpunimin e Mbretërisë së Bashkuara dhe Prishtinës në fushën e mbrojtjes.

“I dëshiroj atij më të mirat për të ardhmen”, ka shkruar Abott.

Ambasada e SHBA-së

Ngjashëm pas tij ka vepruar edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier

Ai e falëndëeroi ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn, për shërbimin e tij, bashkëpunimin dhe partneritetin e ngushtë gjatë mandatit të tij.

“Duke ia uruar të gjitha të mirat në objektivat e tij të ardhshëm”, shkroi Hovenier.

Ambasada e Gjermanisë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, thuri laved për Mehajn.

Madje ai përmendi edhe aktivitetet që i kanë bërë bashkë jashtë detyrës zyrtare, hiking e futboll.

“Falenderoj Mehajn për shërbimin tuaj të përkushtuar ndaj Kosovës dhe mbi 2 vite punë të shkëlqyera të përbashkëta gjatë të cilave u intensifikua bashkëpunimi kosovar-gjerman për sigurinë dhe mbrojtjen.

Më pëlqyen gjithashtu aktivitetet tona jashtë punës: hiking dhe futboll! Me siguri do të na mungojë kjo”, shkroi Rohde.

Ambasada e Turqisë

Në një shkrim në Twittër ka thënë se me ish-ministrin Armend Mehaj, kanë punuar ngushtë për të zhvilluar bashkëpunimin mes dy shteteve në fushën e mbrojtjes.

Po ashtu kanë shprehur mirënjohje për bashkëpuimin e ngushtë.

“Ne kemi punuar ngushtë me ish-ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj për të zhvilluar bashkëpunimin turko-kosovar në mbrojtje. Mirënjohës për mbështetjen e tij”.

“I urojmë suksese në objektivat e tij të ardhshme. Mezi presim të punojmë me Ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci për të avancuar bashkëpunimin tonë”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Ambasada e Norvegjisë

Ambasadori norvegjez, Jens Erik Grøndahl, tha se Mehaj shërbeu me nder përsa ishte në krye të ministrisë.

“Duke shërbyer me nder si Ministër i Mbrojtjes i Kosovës për 2 vjet e gjysmë dhe për vite më parë si oficer i ushtrisë së Forcave Mbretërore Norvegjeze, jam krenar për kontributin e Armend Mehajt në sigurinë dhe stabilitetin evropian”, tha Grondahl.

Ndryshe, pas lirimit të Mehajt, ministër të ri të mbrojtjes Kurti ka emëruar Ejup Maqedoncin./Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera