Lajme

Diplomacia e ryshfetit: Beteja rreth (ç)njohjeve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 20 January 2020

Tërheqje të njohjeve kanë rritur zemërimin në Prishtinë dhe ambiciet në Beograd, por lufta për njohje e çnjohje deri më tani ka pasur vetëm një rezultat – bllokimin e dialogut mes të dyja vendeve, shkruan sot Zëri.

Kur Surinami, një shtet jugamerikan, u bë vendi i parë që tërhoqi njohjen e Kosovës në tetor të 2017-s dhe njoftimi erdhi nga Serbia Qeveria në Prishtinë deklaroi se kjo nuk është e mundur sipas së drejtës ndërkombëtare.

Surinami kishte vetëm një vit që e kishte njohur Kosovën dhe po aq kohë kishte që Serbia e Kosova kishin nisur dialogun për “normalizim marrëdhëniesh”. Nga viti 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë dhe u njoh më shumë se nga 110 vende, Serbia vazhdoi një fushatë agresive kundër Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera