Opinione

Diplomacia dhe siguria janë alfa dhe omega për shtetin tonë

Autori: Shkruan: Fehmi Rama 15:06 | 05 October 2020

Diplomacia dhe siguria janë dy rrafshe tejët të rëndësishme për shtetin. Diplomaci brilante do të thotë të fitosh aleat dhe të forcosh raportet me aleatet ekzistues, qdo stagnim përkon më regres kurse qdo avancim në diplomaci reflekton më regres të interesave nacionale.

Hiq më pak rëndësi se diplomacia është  siguria, qdo analizë e mirë dhe paraprije për parandalim reflekton më progres shtetror. Diplomacia dhe siguria pra janë kruciale për shtetin në kuptimin e plotë të fjalës. Këto dy rrafshe patjetër që duhet trajtuar më vigjilencë të shtuar, veqmas në kohën që ndodhemi.

Instancave e larta të institucionëve relevante patjetër që u nevojitet freskim më njerëz më diapazan të gjerë të dijes, pragmatik dhe tejët atdhetarë, kësi soji shmanget burokratizimi dhe komoditeti.

-Advertisement-

Kur diplomacia dhe siguria qëndrojnë në piedestale të larta, atëherë ekonomia dhe arsimi do të kenë hapsirë për zhvillim. Më fjalë të tjera emërues i përbashkët për zhvillim ekonomik, arsimim, luftim të krimit dhe korrupcionit,  luftim apo parandalim i aktivitetëve të ndryshme që cenojnë rëndin kushtetues dhe integritetin territorial është diplomacia dhe siguria.

Prandajë alfa dhe omega për shtet të qëndrueshëm është suksesi nga institucionet e diplomacisë dhe të sigurisë. Shteti më të vërtetë duhet të këtë primare dhe të bëjë investime strategjike në këto rrafshe, duke investuar dhe inkorporuar njerëz adekuatë.

Njerëzit e inkorporuar patjetër që duhet të kenë njohuri për politiken, ekonominë, diplomacinë, sigurinë dhe shumë fusha tjera që në një mënyrë apo tjetëren përkojnë më realizim të aspiratave tona. Arterie kryesore e funksionimit të shtetit është efikasiteti dhe pragmatizmi i institucionëve relevante, por së a kemi njerëz adekuat dhe sa ka investuar shteti në këtë sferë dhe a ka vend për tu bërë punë më e mirë, natyrshëm që ka vend.

Gjithësecili nga ne besojë që kemi gabuar dhe së kemi mësuar nga gabimet, mirpo është krenari nacionale kur në pozita adekuate inkoprohen njerëz meritor dhe nuk bëhen gabime që janë të dëmshme për interesat shtetërore.

EFIKASITETI NË SIGURI KRUCIALE

Në institucionet e sigurisë se shtetit më mik tonë, thuhet së janë si duzinë e njerëzve të specializuar nga sfera të ndryshme. E jo të tillë që në raste caktuara dhe vetë deklarohen se prej nga vin dhe qfarë pune bëjnë, e deklarime të tilla lën shumë për të dëshiruar.

Në territorin e Republikës së  Kosovës sikur reflekton atakim i institucionëve të tilla rajonale e internacionale, pra kërshërohen interesa të shtetëve nga më të ndryshmet. Por fqiu ynë verior sikur po tregon muskujt në këtë drejtim, realisht kapacitetet e tyre nuk bënë nënvlersuar.

Qdo përson i inkorporuar në institucione të tilla të shtetit tonë parasegjithashë duhet kuptuar që është i thirrur për shërbim ndaj shtetit, e jo si trofe i vendit të punës.  Njeriu ndihet krenar kur në institucione të tilla janë njerëz mertior, kurse ndjen neveri kur në institucione të tilla sheh njerëz që njihen për gjëra jo etike e ndoshta dhe jo profesional.

Pavarsisht sfidave, arritjeve dhe dështimeve është krenari nacionale kur mposhtim humbjën    dhe vihen në piedestale meritore njerëz adekuat.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera