Lajme

Dioqeza e Rashkës i reagon Clarkut: Një pjesë e armëve dhe pajisjeve u lanë në oborrin e manastirit gjatë tërheqjes

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 28 September 2023

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit kanë lëshuar një komunikatë për media përmes të cilës i kanë reaguar gjeneralit amerikan Wesley Clark i cili një në intervistë për Zërin e Amerikës duke folur për sulmin terrorist në Veri ka thënë se shpreson që KFOR-it të insistojë që manastiret të inspektohen dhe armet të konfiskohen.

Në komunikatë, nga Dioqeza pretendojnë se një pjesë e armëve dhe pajisjeve ishin lënë në oborrin e manastritit të Bansjkës gjatë tërheqjes së grupit terrorist.

Sipas tyre “ Një inspektim i hollësishëm i objekteve të manastirit të kryer nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i në prani të igumenit Danilo, konstatoi se brenda manastirit nuk kishte asnjë armë”.

-Advertisement-

Nga Dioqeza thonë se një veprim i tillë “do të binte ndesh me misionin shpirtëror të Kishës, që kundërshton me vendosmëri të gjitha format e dhunës”.

Deklaratën e Clark e kanë cilësuar si “abritrare” që “rrezikon strukturat dhe pronën e Kishës Ortodokse “.

“Deklarata arbitrare e gjeneralit të pensionuar amerikan jo vetëm që dështon në nxitjen e paqes, por gjithashtu nxit shpërndarjen e informacionit të pasaktë, duke rrezikuar strukturat dhe pronën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë”.

Tutje Dioqeza shkruan se qysh në fillim kanë dënuar dhunën në veri dhe në afërsi të Manastrit të Banjskës.

“Kisha përsërit thirrjen e saj për paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët, duke nënvizuar imperativin e saktësisë dhe të vërtetës në shpërndarjen e informacionit në këto kohë të ndjeshme”, përfundon reagimi./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera