Rozë

Diona Fona rezulton pozitive me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 29 November 2020

Këngëtarja e njohur ka pohuar se është me Covid-19.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona, ka njoftuar në rrjetet sociale se është prekur nga virusi, shkruan lajmi.net.

Ajo ka bërë me dije se ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe është izoluar në shtëpi, teksa bën edhe thirrje për qytetarët.

-Advertisement-

Diona ka postuar një video në Instastory ku shfaqet me maskë, teksa thotë se nuk ka qenë aktive këto ditë pikërisht sepse është infektuar.

Këngëtarja ka premtuar se do realizojë një video live në Instagram, ku do bashkëbisedojë me fansat e do flasë për eksperiencën e saj.

Diona është shumë aktive në muzikë dhe ka publikuar pak kohë më parë këngën e saj “Xhani”, që rezultoi shumë e suksesshme./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera