Diogardi mbështet Kamala Harris për presidente
Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 25 October 2024
Ish-kongresmei amerikan, presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe Dioguardi ka bërë të ditur se mbështet Kamala Harris për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dioguard në një komunikatë për media thekson se një nga kapitujt më krenarë të shërbimit të tij publik ishte puna e ngushtë me Presidentin Joe Biden në fund të viteve 1990 dhe 2000 për të sjellë drejtësi, paqe dhe pavarësi në Kosovë.
“Si ish-kongresmen i SHBA dhe President i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL) që nga viti 1989, kam përkushtuar karrierën time për të avancuar lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut në mbarë botën. Një nga kapitujt më krenarë të shërbimit tim publik ishte puna e ngushtë me Presidentin Joe Biden në fund të viteve 1990 dhe 2000 për të sjellë drejtësi, paqe dhe pavarësi në Kosovë. Së bashku, ne u ngritëm kundër tiranisë dhe gjenocidit, duke riafirmuar udhëheqësin morale të Amerikës në skenën botërore”, thuhet në njoftim.
Diogardi në njoftim ka theksuar se sot ‘demokracia jonë përballet me sfida të papara, jam krenar të mbështes Kamala Harris për Presidente të Shteteve të Bashkuara. Angazhimi i saj i palëkundur për drejtësi, barazi dhe sundimin e ligjit përfaqëson vlerat që gjithmonë kanë përcaktuar Amerikën si një fanar shprese për botën. Besoj se ajo është unikisht e përgatitur për të mbrojtur këto vlera, për të bashkuar kombin tonë dhe për të rikthyer pozitën e Amerikës si avokate kryesore e demokracisë në nivel global.
“Kamala Harris e kupton se fuqia e Amerikës nuk qëndron vetëm në fuqinë tonë ushtarake dhe ekonomike, por në përkushtimin tonë të palëkundur ndaj parimeve të lirisë dhe dinjitetit njerëzor. Në një kohë kur autoritarizmi po rritet globalisht, kemi nevojë për një udhëheqës me guxim, bindje dhe vizion për të mbrojtur këto parime si në vend ashtu edhe jashtë tij. Përvoja e saj, integriteti dhe lufta e saj e gjatë për drejtësi e bëjnë atë udhëheqësen e duhur për të drejtuar Amerikën përpara”, theksohet në njoftim.
Diogardi i ka bërë thirrje të gjithë amerikanëve e shqiptaro-amerikaneve, veçanërisht atyre që ndajnë angazhimin tim për të drejtat e njeriut dhe demokracinë, të qëndrojnë me Kamala Harris ndërsa punojmë për të siguruar një të ardhme më të ndritur dhe më të drejtë për të gjithë.
Të tjera
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...