Sport

Dinamo Zagrebi eliminohet nga Liga e Kampionëve, Uzuni dërgon Kastratin te shpija

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 16 September 2020

Kampioni i Hungarisë në futboll, Ferencvarosi e ka mposhtur Dinamo Zagrebin me rezultat 2-1 dhe e ka eliminuar nga parakualfikimet e Ligës së Kampionve, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në ‘Groupama Arena’ në Budapest, golat për ekipin hungarez i kanë shënuar Gergo Lovrencsics (2’) dhe futbollisti shqiptar Myrto Uzuni (65’).

Uzuni realizoi edhe golin e vetëm për skuadrën kroate, ku në minutën e 23’ gabimisht e dërgoi topin në rrjetën e vet.

-Advertisement-

Sulmuesi shqiptar kështu ka arritur ta dërgoj në shtëpi, Lirim Kastratin që u paraqit për Dinamo Zagrebin.

Kujtojmë se Uzuni dhe Kastrati sezonin e kaluar ishin bashkëlojtarë të skuadra e Lokomotivës së Zagrebit.

Pas kësaj fitoreje Fernecvarosi ka kaluar në fazën e Play-Offit për tu kualifikuar në fazën e grupeve për Ligën e Kampionëve./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera