Lajme

Dimri i vitit 1985, në Deçan bora kishte arritur trashësi deri në 2 metra e gjysmë

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 22 December 2021

Prishtina Weather, ka shkëputur faqet e gazetës Rilindja të para 36 viteve, ku raportohej për gjendjen e rëndë në vend për shkak të dimrit shumë të ashpër.

“Pikërisht para 35 vjeteve, në pjesën e parë të muajit janar, mbi vendin tonë, rajon dhe disa pjesë të Evropës një stuhi polare solli acar dhe reshje të mëdha të borës. Më 13 janar 1985 u regjistruan edhe disa nga temperaturat më të ulëta në vend”

Në atë kohë, Kosova cilësohej si vendi më i ftohtë në Evropë, me tempreatura që shkonin deri në -30C.

-Advertisement-

Temperaturat minimale që u regjistruan më 13 janar të vitit 1985 në vendin tonë janë si vijojnë më poshtë:
Prishtinë – -27.2C, Pejë – -24.8, Gjakovë – -28C më 12 dhe 13 janar, Istog – -25C, Klinë – -30.8C, Dragash – -20C, Prizren – -23.6C, Mitrovicë – -29C, Ferizaj – -28.1C.

Sipas matjeve në tri stacionet kryesore të Kosovës trashësia e borës në atë kohë kishte arritur në: Prishtinë – 44cm, Pejë – 99cm, Prizren – 85cm. Ndërsa Rilindja raportonte se në Deçan, trashësia e borës kishte arritur deri në 2.5 metra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera