Lajme

Dimitrov në takimin ministror të vendeve-pjesëmarrëse të PBEJL

Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 30 June 2017

Dimitrov, siç informojnë nga MPJ, në fjalimin e tij në takim do t’i japë pikëpamjet e Republikës së Maqedonisë lidhur me ngjarjet aktuale në rajon dhe ndikimin e tyre ndaj bashkëpunimit të përgjithshëm, si dhe mënyrat për zhvillimin e së njëjtës veçanërisht në formatin e PBEJL.

Pritet diskutim për mënyrat dhe modalitetet për tejkalimin e sfidave aktuale dhe maksimizimin e mundësive të përbashkëta duke i shfrytëzuar përvojat e deritanishme në kuadër të Procesit por edhe me nismat dhe organizatat e tjera, veçanërisht në sektorin për lidhje, komunikim, transport dhe energji.

Ministri Dimitrov nesër pritet të marrë pjesë në Forumin tradicional të dymbëdhjetë me radhë të Dubrovnikut nën titullin “Bashkëpunimi Adriatiko-mesdhetar dhe siguria në Evropën Juglindore”.

-Advertisement-

Si edhe viteve të kaluara edhe sivjet Forumi do t’u përkushtohet temave aktuale në rajon, zgjidhjes së sfidave të përbashkëta për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Adriatikut – Mesdheut, mundësi për zhvillimin e biznesit në Mesdheun lindor. Gjithashtu në fokus të diskutimeve në Forum do të jetë edhe varësia e gjendjeve në Lindjen e Afërt, Afrikën e Veriut dhe Evropë si dhe mobilizimi dhe arsimimi i të rinjve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera