Lajme

Dimitrov: Në pajtim me opozitën do të propozohet një zgjidhje për emrin e Maqedonisë

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 01 Qershor 2017

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, pas votimit të Qeverisë së re të vendit, ka deklaruar se hapi i parë i tij do të jetë vizita në vendet në rajon me të cilat marrëdhëniet disi janë tendosur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, vizitat do të shërbejnë që fqinjëve t’u tretohet pamja e re e Maqedonisë. I pyetur për çështjen e emrit, Dimitrov ka thënë se do të punojë me konstruktivitet dhe se para qytetarëve do të dalin me propozim konkret, pasi që të arrihet pajtueshmëri me opozitën.

Dimitrov e ka konsideruar si të papranueshme çështjen e agjentit serb Goran Zhivaljeviq në natën e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy