Lajme

Dimal Basha i përgjigjet Haradinajt në vend të Albin Kurtit: Të ish kon prokuroria me drejtësinë ti sot ishe kanë tu dhanë përgjegjësi para tyre

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 16 August 2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka reaguar liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt i cili i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti të reagojë për rastin e djeshëm ku një asamblist i kësaj partie u arrestua në Tiranë pasi u zu me drogë në Tiranë.

Basha ka thënë se derisa dje e kanë shkarkuar nga partia Besnik Mujeci që u kap me drogë kjo do të thotë se dihet se në anën e kujt janë.

Mirëpo sipas tij është prokuroria ajo e cila nuk është në anën e drejtësisë, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Deputeti i LVV-së thotë se nëse prokuroria do të ishte në anën e drejtësisë, edhe Haradinaj do të ishte para tyre për të dhënë përgjegjësi..

“Ramush, fakti që e kemi shkarku atë djalin kallzon se me kë jemi! Ne jemi gjithë për drejtësi, por prokuroria nuk po është, po zgjedh kënd me ndjek e kënd jo! Për shembull, t’ish kanë prokuroria me drejtësinë, ti sot ishe t’u dhanë përgjegjësi për rritjen e çmimit të shpronësimit të autostradës Kijevë – Zahaç, prej 31 në 42 milionë euro”, shkruan Basha.

Ai ka akuzuar ish kryeministrin Haradinaj se kanë paguar 11 milionë euro më shumë për disa parcela.

“Me ty në krye keni marrë vendim me pagu 11 milionë euro më shumë, me dyfishim të çmimeve të vetëm DISA parcelave, dhe ky vendim u bë publik me 31 dhjetor, natën e vitit të ri, që me kalu nën radar! Nuk u kanë keq me vet Fatmirin me çka po mirret, se asaj udhe je edhe ti!”, përfundon deputeti.

Ky reagim erdhi pasi Haradinaj e pyeti Kurtin se a është me prokurorinë apo me Besnik Mujecin./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera