Dimal Basha e “gjen zgjidhjen”, kërkon nga ndërkombëtarët miliarda euro për ushtrinë e Kosovës që t’i “shpëtoj” ushtarët e KFOR’it
Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 15 June 2023
Deputeti i Vetëvendosje, Dimal Basha po pretendon se Amerika dhe BE-ja kanë gabuar në Ukrainë dhe se këtë nuk duhet ta përsërisin në Kosovë.
Sipas Bashës, ndërkombëtarët kanë hezituar dhe janë vonuar në ndihmë ndaj Ukrainës.
Duke parashikuar rrezikun nga Serbia, Basha thotë se bashkësia ndërkombëtare tani duhet të investojë miliarda në ushtrinë e Kosovës dhe të mos gabojë si me Ukrainën, përcjell Insajderi.
“Të njejtën gjendje e kemi në Kosovë, marrë parasysh që Vuciqi është Putini i vogël. Ky ka qenë ministër i një Serbie me histori të dhunshme në rajon, e cila është përgjegjëse për të gjitha luftat në krejt Ballkanin, dhe e cila po vazhdon me kërcënu me luftë. Prandaj, krejt kjo duhet të jetë indikator i mjaftueshëm për bashkësinë ndërkombëtare që të investoj me kohë miliarda në ushtrinë tonë, sepse një investim i tillë i arrinë dy objektiva.
📌E para, e rritë garancionin për qetësi dhe siguri në rajon, sepse Serbia qetësohet dhe nuk kërcënon më, dhe
📌E dyta, në rast të cfardo agresioni nga Serbia apo forcat kriminale të tyre, nuk kanë nevojë të marrin përsipër rrëzikun forcat e KFOR-it, sepse me shumë krenari frontin e parë e mban ushtria jonë dhe rrjedhimisht ulet rreziku për ushtarët e KFOR-it”, shkruan deputeti i VV’së në Facebook.
Postimi i plotë:
Të tjera
-
Të martën del para gjykatës, Meta reagon nga burgu
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me seancën që do t...
-
Ramush Haradinaj ngushëllon familjen e heroit, Indrit Cara
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëllua...
-
Biden në Amazonë për mbrojtjen e mjedisit
Presidenti Joe Biden filloi një udhëtim me rëndësi historike në Brazil gjatë ...
-
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyeteni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit
Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami ka replikuar me zëvendësministrin e ...
-
Kurti: Jam shumë i interesuar që sa më parë ta mbajmë një mbledhje me Shqipërinë
Kryeministri Albin Kurti është pyetur se pse më nuk po mbahen mbledhjet e për...
-
Visar Azemi: Turneu i Ndryshimit vjen në Ferizaj të shtunën, të bashkohemi për vizionin e përbashkët
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi ka...
-
Mjeku falsifikoi dokumentet e një burri, ngritet aktakuzë ndaj të dyve
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Kurti u mundua të hiqte përgjegjësinë për doracakët mbi edukimin seksual, del video kur Nagavci i lansonte me lëvdata për përmbajtjen
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci i kishte lavdëruar doracakët mbi edukimi...
-
Sherr me thika pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ndërron jetë në spital 14-vjeçari
Një sherr mes adoleshentëve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë ka përfunduar...
-
SHBA i dha raketa me rreze të gjatë Ukrainës për t’i përdorur në Rusi, Gjermania refuzon: Vendimi i Kancelarit është i pandryshuar
Gjermania i qëndron vendimit të saj për të mos dhënë raketa me rreze të gjatë...
-
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Janë nënshkruar marrëveshjet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Republi...
-
Kryeziu – Kurtit: Krijimi i lajmeve për të shantazhuar e për të mbyllur debatet mbi keqpërdorimet, është taktikë tipike e lajmeve të rreme
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti ...