Dilemat për mandatarin
Autori: Gazeta inFokus
08:20 | 17 June 2017
Derisa drejtues të koalicionit PAN insistojnë se vetëm atyre u takon mandati për formimin e Qeverisë pasi që, siç thonë ata, kanë fituar më së shumti vota më 11 qershor, ekspertët ligjorë thonë se dispozitat kushtetuese janë krejtësisht të qarta dhe se nuk ka dyshim se presidenti i Republikës ia jep mandatin personit i cili dëshmon se ka besimin e shumicës së deputetëve të Parlamentit, përkatësisht kush e siguron shumicën e thjeshtë prej 61 votave, shkruan sot, gazeta Zeri.
Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), presidenti Hashim Thaçi duhet t’ia japë mundësinë e formimit të Qeverisë koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma), pasi që kanë fituar më së shumti vota në zgjedhje.
Por, nëse ky koalicion nuk arrin që t’i sigurojë së paku 61 numra në Kuvend, atëherë i pari i shtetit duhet t’ia japë mundësinë e formimit të Qeverisë partisë së dytë, e cila do të arrij t’i dëshmojë me nënshkrime se i ka numrat e nevojshëm në legjislativ.
Kështu kanë vlerësuar ekspertët kushtetues, duke tentuar t’i qartësojnë dilemat rreth formimit të institucioneve të reja qendrore.
Mazllum Baraliu, ekspert kushtetues, thotë për “Zërin” se Kushtetuta e Republikës së Kosovës e shpjegon qartazi mënyrën e krijimit të Qeverisë.
“Neni 95 i Kushtetutës së Kosovës e ka specifikuar në mënyrën më të qartë të mundur që se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenti i Republikës e ka për detyrë që në konsultim me partinë politike ose me koalicionin zgjedhor që është fitues i zgjedhjeve, në këtë rast me PAN-in, që ta dekretojë mandatarin që i ka fituar zgjedhjet për krijimin e Qeverisë”, ka thënë Bralaliu, duke shtuar se në qoftë se mandatari në afat prej 15 ditësh arrin ta bëjë një qeveri me një strukturë prej 61 deputetësh, është i detyruar presidenti t’ia japë mandatin…

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...






























