Lajme

Dilema e Miftarajt: Kur i mençuri bën thirrje të votohet budallai për kryetar komune, cili është budallai

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 10 October 2021

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka komentuar fushatën para zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Miftaraj ka ngritur dilemë se cili a është më budalla i mençuri që po kërkon nga populli me i votu disa budallenj për kryetar komune.

Miftaraj tha se me budallenj dhe debilla nuk mbahet as komuna e as shteti.

-Advertisement-

“Kur po i shoh disa të mençur duke kërkuar nga populli me votu për disa budallenj për kryetar komune, po mendohem se cili është budallai në këtë rast? Apo i mençuri po e tregon karakterin e tij të vërtetë?Me budallenj dhe debilla nuk mbahet as komuna e as shteti”, ka shkruar Miftaraj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera