Lajme

Dikush po mashtron shqiptarët se do të dërgohen në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 02 December 2019

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, kërkon nga të gjithë për kujdes me personat e ardhur nga Shqipëria, të cilët kanë hyrë në territorin e Kosovës, pas tërmetit atje.

“Çdo shtetas i Shqipërisë, që hyn në territorin e Kosovës, nuk do të mbetet pa strehë, por nuk është në rregull një zhvendosje pa kritere e njerëzve që vijnë nga zonat që nuk janë prekur nga tërmeti. Dikush po i mashtron njerëzit, po i mbush autobusët po i sjell në kushte të vështira, është dimër, nuk është në rregull. Keqpërdorimi i kësaj gjendje nuk është në rregull, duhet të ketë kujdes”, tha Haradinaj.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve nga zonat e paprekura nga tërmeti në Shqipëri, që të mos të vijnë në Kosovë, me pretendimin se nëse hyjnë në Kampin Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman në Prizren, mund të dërgohen në shtetin e Gjermanisë. Kjo, sipas tij, nuk është e vërtetë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera