Lajme

Dikur këndonte “Kah po shkon moj zanë”, sot kandidat për kryetar komune

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 29 September 2021

Tash e njohin si kandidat për kryetar komune, e pak kush e di se ai ishte edhe këngëtar.

Nazim Gagica, para se të merrej me politikë ka qenë shumë aktiv në muzikë, duke kultivuar vlerat e folklorit.

Gazeta Infokus në arkiva ka gjetur një video kohën kur Gagica këndonte këngë folkorike. Kandidati i AAK-së, për Gjilan duket se kishte për qejf këngën “Ku po shkon moj zanë”, këngë kjo aq shumë e pëlqyer nga Ramush Haradinaj.

Gagica, që është drejtor i Drejtorisë së Arsimit, ka lënë për një kohë muzikën pasi tash i ka hyrë garës për kryetar të komunës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera