Lajme

Dikur ia “hiqte kapelën”, ja çfarë thotë sot Besnik Bislimi për Arben Vitinë

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 01 October 2021

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili para pak ditësh në një shkrim tha se ia heq kapelën për punën e mirë ministrit të shëndetësisë Arben Vitia, të premten ka vazhduar lavdet për të njëjtin.

Ditën që Vitia dha dorëheqje nga posti për t’iu përkushtuar garës për të parin e Prishtinës Besniku shkruan se ishte një nga shokët dhe bashkëpunëtorët e tij më të mirë.

“Arben Vitia ishte, është dhe vazhdon të jetë njëri nga shokët dhe bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë, më të sinqertë dhe më punëtor. Qytetarët e Prishtinës presin punë dhe rezultate konkrete, e këto do të vijnë me angazhimin e një njeriu si Arben Vitia”, ka shkruar Bislimi në një status në llogarinë e tij në facebook./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera