Rozë

Dikur e quanin Pinok, 37-vjeçarja ndryshon totalisht pas 67 operacioneve që i kushtuan 550 mijë paund

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 09 August 2022

Një grua ka shpenzuar mbi 550 mijë paund në më shumë se 67 operacione. Ajo është Laura Alicia Summers, e cila ka zbuluar se si e filloi udhëtimin e saj të transformimit për të marrë vëmendjen e atyre që e ngacmonin për pamjen në shkollë.

Aktualisht 37-vjeçarja nga Mançesteri ka më shumë se 90 mijë ndjekës në “Instagram” dhe kjo falë pamjes së saj të re dhe të bukur. Ajo ka bërë tetë ndërhyrje në gjoks si dhe liposuksion në të gjithë trupin e saj për të arritur pamjen që ka tani.

Duke folur në serialin “Skin Deep” të “Channel 4”, Laura rrëfeu se mori vendimin për të bërë transformimin pasi ishte nxitur nga kritikat që ishte përballur për pamjen e saj kur ishte e re.

-Advertisement-

“Kam pasur mbi 67 operacione dhe kam shpenzuar mbi 550 000 paund. 30 për qind e operacioneve të mia kanë qenë rindërtuese”, ka pranuar 37-vjeçarja.

Kjo e fundit ka shtuar se si në shkollë e ngacmonin shumë keq dhe kishte pseudonime si “Pinoku” dhe “Dumbo”. Madje ajo e kishte lënë shkollën pikërisht nga ngacmimet e shumta që ishte përballur.

Ajo ka treguar edhe dëshirën e saj që të bëhej modele e “Victoria’s Secret”.

“Le ta pranojmë, kjo nuk do të ndodhte. Por thjesht doja të ndryshoja të gjithë pamjen time, jetën time, trupin tim dhe t’u tregoja atyre se e kishin gabim dhe t’u tregoja se mund të kisha qenë modele”, ka thënë Laura.

Tani ajo pranon se pamjen e ndryshuar po e përdor edhe për të gjetur një partner.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera