“Diktatura nuk kalon”, “Nuk jemi në Kore të Veriut”, “Pushtet autoritar” – kundërshtohet vendimi i MINT për Klan Kosovën

Autori: Gazeta inFokus
11:47 | 29 July 2023
Kjo bëri që presidentja e vendit, krerë të partive politike, deputetë në vend të reagojnë, ku e kanë quajtur si sulm direkt ndaj demokracisë e fjalës së lirë.
Presidentja Vjosa Osmani, pas vendimit të MINT-it ndaj Klanit dha se liria e mediave nuk është privilegj por një e drejtë themelore që mbështet funksionimin e një shoqërie demokratike.
“Është detyrë e secilit në shoqërinë tonë që ta vlerësojmë lirinë e mediave, ta mbrojmë atë dhe të krijojmë kushte për të, në përputhje me kornizat e përcaktuara me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës sonë. Respektimi i Kushtetutës dhe i ligjeve janë thelbësore për ruajtjen e rendit, drejtësisë dhe kohezionit social”, tha Osmani.
Tutje, e para e shtetit tha se çdo dilemë ligjore rreth rastit të licencës së Klan Kosovës duhet të sqarohet deri në fund nga instancat përkatëse, teksa shtoi se ajo pret që kjo të bëhet pa ndërhyrje, e duke u bazuar në paanshmëri e integritet.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se vendimi i qeverisë për ta mbyllur Klan Kosovës, është i papranueshëm, i rrezikshëm, i paligjshëm dhe kundër secilës vlerë demokratike mbi të cilat është ngritur Kosova si shtet.
“Kjo Qeveri e ka humbur rrugën! Nga panika, çdo ditë e më shumë po zhytet në llumin e vendimeve ta padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale. Prandaj, sot, jemi të gjithë të bashkuar kundër këtij vendimi autoritar dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë. Mos e mbyllni Klan Kosovën. Diktatura nuk kalon”, shkroi Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se mbyllja e Klan Kosovës, është sulm i një pushteti autoritar ndaj fjalës së lirë, e sulm i paranojës propagandistike ndaj vetë demokracisë.
“Ky pushtet do krizë. Ky pushtet do frikë. Në këtë betejë, të paprecedentë, nuk është vetëm një televizion. Janë të gjitha mediat, gazetarët e promovuesit e fjalës së lirë. Jemi të gjithë, individualisht e kolektivisht. Prandaj dhe në këtë përballje do të jemi bashkë të gjithë”, tha Abdixhiku.
Tutje, Abdixhiku ftoi organet e drejtësisë, gjykata e Kosovës, që ta bëjnë detyrën e vetë e ta mbrojnë demokracinë.
“Fjala e lirë do të triumfojë. Shoqëria kosovare ka triumfuar edhe në përballje më të rënda. Do ta kapërcejë edhe këtë. Urdhërdhënësit e PolitByrosë dhe ekzekutuesit e këtyre urdhrave brenda institucioneve të shtetit, do të mbahen përgjegjës para ligjit herët apo vonë”, tha ai.
Kurse, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i kërkoi kryeministrit Albin Kurti, që të heqë dorë nga vendimi kundër Klan Kosovës.
“Nuk mbulohet dielli me shoshë o Albin Kurti. Nuk mbyllen mediat në një vend evropian! Nuk jemi Kore e Veriut! Prandaj hiq dorë nga ky vendim i çmendur e lëre Klan Kosovën ta kryejë punën e vet! Dil kërkoju falje popullit e gazetarëve të Klan Kosovës e ruaje pak fytyrë”, tha Haradinaj.
Për vendimin e MINT-it ndaj Klan Kosovës ka reaguar edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili e përshkroi si marrëzi refuzimin e ankesës për tërheqje të certifikatës së biznesit.
“Jetësimi i ‘luftës totale të qeverisë së Kosovës kundër të gjithëve’ është e vetmja përgjigje për të kuptuar pse i është anuluar licenca e funksionimit të Klan Kosova”, ka shkruar Pacolli.
E, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se vendimi i djeshëm i MINT-it për Klan Kosovën e shpërfaq fytyrën e vërtetë të qeverisë me tendenca autoritare.
“Vendimi është skandaloz dhe alarmant. Mediat janë pushtet i katërt në një vend demokratik dhe nuk duhet penguar në punën e tyre. Sot, jam me Klan Kosovën e gjithmonë me fjalën e Lirë”, tha Limaj, transmeton Klankosova.tv.
Ndaj vendimit të MINT-it, ka reaguar edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili tha se një qeveri që i Lufton mediat është drejtuar kundër njerëzve, dhe se një qeveri që i mbyllë mediat do errësirë e nënshtrim.
“Qeverisja bëhet regjim teksa ndjell heshtje dhe frikë. Ata që duan të na mbyllin na shohin si idiotë që mashtrohemi nga secila propagandë. Prandaj heshtje varri. Nuk ka shume kohë që vetë kjo Qeveri i ka pranuar dokumentet e Serbisë me qytete të Kosovës si pjesë të saj. Tash ky qenka shkak për ta mbyllur Klan Kosovën”.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur të turpshëm dhe sulm ndaj Klan Kosovës vendimin nga MINT për mbyllje të televizionit.
Ai tha se kur e drejta e fjalës së lirë dhe medias se lirë janë në rrezik, të gjitha liritë e tjera janë të rrezikuara.
“Kjo vlen për sulmin e turpshëm kundër Klan Kosova si shembull i qeverisë autoritare, ku çdo e drejtë e garantuar është e rrezikuar dhe shkelur!”, tha Hoxhaj.
Ndërsa, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se Qeveria Kurti ka marrë vendimin më të turpshëm në historinë e Kosovës së pasluftës për ta mbyllur njërin prej televizioneve më të mëdha e më profesionale në vend, Klan Kosovën.
“Kosovarët janë popull evropian, por fatkeqësia më e madhe është se kanë qeverisje aziatike. Në mbështetje të Klan Kosovës dhe secilit medium të lirë e të pavarur të Kosovës. Mediat kanë gjithmonë të drejtë. Kot e keni”, tha ai.
Kurse, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se Qeveria Kurti paradite vjedh rezervat shtetërore, ndërsa pasdite mbyll media të lira.
“Marrëzia s’ka fund për qeverinë Zdravo. Paradite vjedhin rezervën shtetërore, madje bash në kafshatën e bukës, në miell e vaj, ndërsa pasdite mbyllin mediat e lira. Abuzimi, korrupsioni e hajnia e pacipë, Rozeta Hajdarit do ia sjellë një fund të mirë: në fllad të Dubravës”, ka shkruar Tahiri.
Në anën tjetër, reagim për vendimin e MINT-it ndaj Klanit pati edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili tha se shpërqëndrimi i vëmendjes nga dështimet e shumta të qeverisë, është vetë qëllimi i lajmit për mbylljen e Klan Kosovës.
E, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se vendimi i MINT-it kundër Klanit ia kujton kohën e mbylljes së RTP-së nga pushteti serb.
“Për skandalet e Martin Berishës raportojnë çdo ditë mediat sllovene, atyre nuk ua mbyll dot gojën. Klan Kosova duhet të vazhdoj emetimin e programit. Le t’i dërgon policinë ashtu siç bëri Millosheviqi në vitet e ’90-ta”, tha Haxhiu.
Ndërsa, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha se Kosova ka në krye një qeveri me logjikë monstruoze, e që sipas tij, ka edhe guximin të merr vendime monstruoze.
“Beteja e fuqishme kundër AUTOKRACISË dhe logjikës BOLSHEVIKE duhet fillojë që sot, nga të gjithë ne pa dallim”, tha ai.

Të tjera
-
Zogaj: VV-ja parti fituese por humbëse e respektit për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...