Digjitalizohet dokumentacioni gjeodezik në Mitrovicë
Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 20 June 2017
Në komunën e Mitrovicës është në realizim e sipër projekti për identifikimin dhe shënimin e dokumenteve kadastrale në zyrën komunale të kadastrit.
Drejtori i Drejtorisë së Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës, Egzon Jashari, tha se puna në realizimin e këtij projekti ka filluar më 14 të këtij muaji dhe se do të vazhdoj përderisa të kryhet i tërë projekti.
“Në realizimin e këtij projekti është i angazhuar një ekip i madh punëtorësh i kompanisë së licencuar për punë gjeodezike, “Gesplan”, përfituese e projektit. Punët po shkojnë mirë dhe besoj se gjithçka do të përfundoj me sukses. Puna që po bëhet është mjaft e rëndësishme, sepse identifikimi dhe shënimi e bartja e dokumenteve në kompjuterë, do na e lehtësoj punën tonë shumë, pasi që më nuk do i përdorim kopjet fizike, por ato elektronike”, tha ndër të tjera drejtori Jashari.
Yllka Krasniqi, zyrtare e cila e udhëheq ekipin në Mitrovicë, nga Operatori Ekonomik “Gesplan”, e cila në bashkëpunim me “Dataprognet”, po e realizon projektin, për shënimin masiv të dokumenteve kadastrale nëpër zyrat komunale, tha se puna është duke shkuar më mirë se që ishte parapa.
“Kemi identifikuar 59.940 faqe të dokumenteve të ndryshme kadastrale që duhet skanuar dhe bartur në kompjuterë. Fjala është për dokumente ku përfshihen bartja e pronësisë, hipotekat, librat e evidencës etj. Projekti po shkon mirë dhe do të përfundoj kah gjysma e muajit korrik të këtij viti. Kjo mund të arrihet pasi q kemi një bashkëpunim shumë të mirë me drejtorin Jashari dhe zyrtarët tjerë të drejtorisë”, tha ajo.
Sipas saj, rëndësia e këtij projekti qëndron në atë se lëndët futen në sistemin digjital, ku pastaj mund të shfrytëzohen nga zyrtarët komunal dhe ata të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
Të tjera
-
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtare...
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...
-
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe pë...
-
Gjenerali Jashari në Kanada takon shefen e ushtrisë atje: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë detyrë kolektive për shtetet demokratike
Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kan...
-
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi, s’meritojnë vëmendjen tonë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat ...
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...