Digjitalizimi i qerdheve dhe parashkollorit, si parakusht për përmirësim të arsimit dhe renditjës në PISA
Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 08 February 2024
Digjitalizimi i qerdheve dhe parashkollorit, si parakusht për përmirësim të arsimit dhe renditjës në PISA
Digjitalizimi po bën revolucion në të gjitha fushat e jetës, duke përfshirë edhe edukimin në fëmijërinë e hershme. Në këtë kontekst, çerdhet/kopshtet janë institucione kyçe ku digitalizimi mund të sjell shumë përfitime të rëndësishme për prindërit, stafin, dhe mbi të gjitha, për femijët. Në këtë shkrim, do të shqyrtojmë rolin dhe rëndësinë e digjitalizimit të çerdheve dhe kopshteve, si dhe përfitimet që sjell ky proces në mënyrë të qëndrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.
Ndarja e përfitimeve me digjitalizimin e Çerdheve/Kopshteve:
Digjitalizimi i kopshteve mund të sjell përfitime të mëdha në shumë fusha.
Për prindërit, aksesimi më i lehtë dhe transparent ndaj raporteve rreth aktiviteteve të ditës së tyre të fëmijëve mund të zvogëlojë ankthet dhe të rrisë besimin në këtë institucion. Ndërsa për stafin dhe administratën, sistemet digjitale mund të lehtësojnë menaxhimin e detyrave administrative dhe të ofrojnë një mënyrë më efikase për të monitoruar dhe vlerësuar progresin e fëmijëve.
Ndër të tjera, aplikacioni KidsDay për shkak të gamës së gjerë të funksioneve që ofron për të përmirësuar administrimin dhe për të ofruar një përvojë më të mirë, përveç raporteve që përfshijnë informacion të rëndësishëm për gjumin, tualetin, ushqimin, hidratimin, aktivitetet, koha në natyrë,shëndetin e fëmijëve gjatë gjithë ditës e shumë të tjera tek prindërit. Për shembull, edhe me anë të pjesës së faturimit në KidsDay, kopshtet mund të menaxhojnë lehtësisht transaksionet financiare dhe të ndjekin statusin e pagesave të prindërve në një mënyrë të qartë dhe të organizuar. Kontratat janë një tjetër aspekt i rëndësishëm që KidsDay e lehtëson e shumë të tjera.
- Bashkëpunim i vazhdueshëm me prindërit dhe përparimi i femijëve:
Një çerdhe ose kopsht i digjitalizuar mund të krijoj një marrëdhënie më të ngushtë dhe më të ndërgjegjshme me prindërit. Përmes aplikacioneve dhe platformave digjitale, prindërit mund të jenë më të përfshirë në aktivitetet dhe progresin e fëmijëve të tyre. Kjo gjithashtu mund të ndihmojë në identifikimin e nevojave të secilit fëmijë dhe në ofrimin e mbështetjes së përshtatshme për zhvillimin e tyre të përgjithshëm. KidsDay kontribuon në përmirësimin e komunikimit, efikasitetit dhe transparencës në kopshte dhe çerdhe. - Ndikimi pozitiv në përparimin e fëmijëve:
Kur të gjithë pjesëmarrësit në një çerdhe ose kopsht janë të përfshirë në një platformë digjitale të përbashkët në këtë rast si KidsDay, progresi i fëmijëve mund të ndjehet në mënyrë të qartë. Kjo lloj transparence dhe bashkëpunimi mund të ndihmojë në monitorimin dhe përmirësimin e shëndetit emocional, zhvillimit intelektual dhe përfshirjes në aktivitete të ndryshme të fëmijëve. Kështu, digjitalizimi mund të kontribuojë në përmirësimin e përjetimit të përgjithshëm arsimor dhe në rritjen e aftësive të përgjithshme të fëmijëve.
Si përfundim, është e qartë se digjitalizimi i çerdheve/kopshteve sjell me vete një shumëllojshmëri përfitimesh të cilat ndikojnë në zhvillimin e fëmijëve. Megjithatë, një aspekt që nuk mund të neglizhohet është bashkëpunimi i vazhdueshëm midis të dy palëve. Kur prindërit dhe stafi punojnë së bashku për të siguruar një mjedis motivues dhe të mbështetshëm për fëmijët, ne po ndërtojmë jo vetëm një shoqëri më të mirë, por gjithashtu po investojmë në të ardhmen tonë të përbashkët. Në këtë mënyrë, digjitalizimi është një burim për të promovuar bashkëpunimin dhe respektin reciprok, duke krijuar bazën për një shoqëri më të përgjegjshme dhe më të avancuar në të ardhmen.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...