Lajme

Digjet një veturë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 12 October 2018

Një veturë është përfshirë nga zjarri mesnatën e së mërkurës në Prishtinë, shkruan gazeta Infokus.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës pronari i veturës ka raportuar se në rrethana të panjohura ishte përfshirë nga zjarri vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë dal policia dhe zjarrfikësit.

-Advertisement-

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se vetura e tij në rrethana të panjohura ishte përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, njësiti i zjarrfikëseve të cilët e kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin si dhe eksperti zjarreve.”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia po ashtu ka njoftuar se nuk ka asnjë të lënduar.

“Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar nga policia.”, përfundon raporti i Policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera