Lajme

Digjet një veturë me tabela të Danimarkës në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 27 May 2024

Një veturë me tabela të Danimarkës është kapluar nga zjarri mëngjesin e sotëm në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Dobërllukë e Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Prekazi tha se vetura ishte djegur në pjesën e përparme të motorit, por që zjarri ishte fikur nga disa qytetarë.

-Advertisement-

“Sipas pronarit, zjarri ka mundur të vijë nga ndonjë defekt i automejtit dhe se nuk dyshon në askënd”, tha Prekazi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera