Lajme

Digjet një veturë afër spitalit të Gjakovës

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 11 March 2022

Një veturë është kapluar nga zjarri sot rreth orës 11:00, në afërsi të spitalit rajonal të Gjakovës, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Ai tha se vetura është djegur në parking dhe njoftoi se në vend të ngjarjes janë policia, zjarrfikësit dhe inspektori i preventivës së zjarreve.

-Advertisement-

“Të lënduar nuk ka, as vetura tjera të dëmtuara”, ka thënë Xhurkaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera