Lajme

Digjet një spital në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 10 January 2020

Një spital në magjistralen Ferizaj-Prishtinë është kapluar nga flakët.

Bëhet fjalë për Spitalin ‘Millennium’, të cilit fatmirësisht i është djegur vetëm pjesa ndihmëse dhe jo ajo kryesore.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Ai gjithashtu ka thënë se një person ka pasur pengesa në frymëmarrje për shkak të tymit.

“Policia është njoftuar për një zjarr në një pjesë ndihmëse të një objekti shëndetësor. Policia ka shkuar në vendngjarje, aty është ftuar edhe njësia e zjarrfikësve”, ka konfirmuar Kransiqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera