Lajme

Digjet një shtëpi në fshatin Biqec të Kaçanikut

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 24 June 2022

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mesditën e së enjtes në fshatin Biqec të Kaçanikut, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, njësia e zjarrfikësve së bashku me njësinë e KEDS-it, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

Gjithashtu është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes është intervistuar viktima femër kosovare.

-Advertisement-

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, njësia e zjarrfikësve së bashku me njësinë e KEDS-it të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Në vendin e ngjarjes është intervistuar viktima femër kosovare. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Rasti mbetet nën hetime”, njofton policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera