Lajme

Digjet një shtëpi në Ferizaj, lëndohet një fëmijë tre vjeç

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 26 December 2021

Një fëmijë tre vjeç është lënduar në Ferizaj si pasojë e flakëve që e kishin kapluar shtëpinë në të cilën ndodhej ai, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka bërë të ditur se fëmijës i është dhënë tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe se rasti është nën hetime.

“Fëmiu i lënduar është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në rraportin e policisë./Gazeta Infokus/

Të tjera