Lajme

Digjet një shtëpi banimi në Malishevë, lëndohen dy persona

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 21 December 2021

Gjatë së hënës një shtëpi është kapluar nga zjarri në fshatin Banjë të Malishevës, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se si pasojë e këtij zjarri të lënduar kanë mbetur dy persona të cilëve më pas u është dhënë ndihma mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjithashtu, është bërë e ditur se në vend të ngjarjes ka dalë ekipi i zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

-Advertisement-

“Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy