Lajme

Digjet një kasolle në Suharekë, brenda gjenden eshtra që dyshohet se janë të njeriut

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 07 October 2021

Mëngjesin e sotëm është djegur një kasolle në Suharekë, kur si pasoj një person ka humbur jetë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Neperbisht të Komunës së Suharekës, shkruan Reporteri.net

Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj i cili tha se brenda kasolles së djegur dyshohet se janë gjetur eshtra të njeriut.

-Advertisement-

“Rreth orës 07:44 min, policia ka pranuar informacion se ne afërsi të fshatit Neperbisht KK Suharekë, ka një incident zjarri. Pasi policia ka dale ne vendin e ngjarjes ka konstatuar se një kasolle është duke u djegur dhe menjëherë ne vendin e ngjarjes kanë dale zjarrfikësit te cilat e kane lokalizuar zjarrin.

Fillimisht është provuar te kontaktohet me pronarin e kasolles por i njëjti nuk është përgjigjur. Ne brendësi te kasolles se djegur janë gjetur eshtra qe besohet se janë eshtra njeriu.

Ne vendin e ngjarjes kanë dale njësitet e hetimeve rajonale dhe forenzikës. Sipas informacioneve te para thuhet se pronari ka jetuar i vetëm ne atë kasolle. Për informacione tjera do te njoftoheni me kohe“, tha Osmanollaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera