Lajme

Digjet një banesë në Fushë Kosovë, si pasojë e tymit katër persona pranuan tretman mjekësorë – ndër ta dy policë

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 29 September 2023

Një zjarr ka përfshirë një objekt (banesë) sot rreth orës 12:00 në rrugën “Hajrullah Zymi”, në Fushë Kosovë.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosoëvs për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas tij, nuk raportohet për persona të lënduar, mirëpo si pasojë e problemeve me frymëmarrje (nga tymi) tretman mjekësor kanë pranuar 4 persona (dy nga ta zyrtarë policor)

-Advertisement-

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se një objekt (banesë) në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar, mirëpo si pasojë e problemeve me frymëmarrje (nga tymi) tretman mjekësor kanë pranuar 4 persona (dy nga ta zyrtarë policor)”, ka thënë Ahmeti.

Po ashtu ajo theksoi se zjarri është lokalizuar dhe policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera