Lajme

Digjet një autobus në Gllogoc

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 11 August 2018

Një autobus është përfshirë nga zjarri te enjten rreth mesnatës në  Gllogoc.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës ankuesi ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është djegur autobusi i tij, shkruan gazeta inFokus.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

-Advertisement-

Përveç dëmeve materiale që dyshohet se janë te shumta afër 25000€ nuk raportohet për lënduar.

Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se rasti mbetet nën hetime.

Gllogoc 09.08.2018 – 23:40. Ankuesi mashkull K/Shqiptar , ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është djegur autobusi i tij. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale që dyshohet se janë te shumta afër 25000€ nuk raportohet për lënduar. Rasti mbetet nën hetime. /inFokus

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera