Lajme

Digjet makina në mes të Fierit (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 03 Korrik 2017

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, në lagjen “1 Maj” në unazën e qytetit, mjeti tip “Renault” me drejtues A.B, banues në Libofshë, Fier, ka marrë flakë në ecje dhe është djegur plotësisht.
Policia bën me dije se paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndije elektrike.

Mësohet se nga djegia e makinës nuk ka pasur dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Ndërsa, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy