Lajme

Digjet brenda makinës 3-vjeçari, pasi makina shpërtheu në flakë pas përplasjes

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 27 December 2021

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në aksin Milot -Rubik në Rrugën e Kombit. Si pasojë e përplasjes së tre makinave, një fëmijë 3-vjeç ndërroi jetë në vend.

Personat që ishin në vendin e ngjarjes ndërhyn më shpejtësi duke e nxjerrë të lënduarin. Të lënduarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.\

Gazetari i “ABC” Gjergj Figuri mëson se fëmija që ndërroi jetë ishte në makinën që shpërtheu në flakë pasi u përplas me dy të tjerat. Drejtuesi i makinës është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi ka djegie të shumta në trup.

-Advertisement-

“ABC” siguroi pamjet nga vendi i ngjarjes. Personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes, por edhe të tjerë që ndaluan u dhanë ndihmën e parë të lënduarve.

Ekspertët kanë nisur punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera