Lajme

Digjet baloni i vendosur në hyrje të Pejës

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 23 November 2020

Një balon i vendosur në hyrje të qytetit të Pejës është djegur i tëri.

Baloni i vendosur në hyrje shkruante “Mirë se vini në Pejë” dhe ishte vendosur nga komuna.

Në këto foto të siguruara nga Gazeta Express shihet se si ky balon nuk është më dhe është djegur në orët e vona të së hënës.

-Advertisement-

Për balonin kishte pasur kritika të shumta për shkak të ngjyrave të vendosura që dukeshin njëjtë sikur flamuri ish-jugosllav.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera