Lajme

Digjen tre krerë bagëti dhe koteci me shpezë në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 27 August 2022

Në fshatin Gjurgjevik i Madh të Klinës janë djegur tre krerë bagëti dhe koteci me shpezë. Lëndime trupore ka pësuar edhe personi që ka tentuar ta fikte zjarrin.

Sipas ankuesit zjarri ka ndodhur aksidentalisht në stallën me ushqim të bagëtive.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se aksidentalisht zjarri ka kapluar një stallë me ushqim të bagëtive, ku janë djegur tre krerë bagëti dhe koteci me shpezë. Viktima ka pësuar lëndime duke tentuar ta shuaj zjarrin dhe ka marrë tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera