Digjen edhe tri vetura të tjera me targa RKS në veri

Autori: Gazeta inFokus
10:39 | 31 March 2023
Mbrëmë pas mesnatës janë djegur tri vetura me targa RKS, të cilat i përkisnin qytetarëve të nacionalitetit serb.
Njëra veturë që u dogj ndodhej në rrugën “Kral Milutin” në Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”në Mitrovicë të Veriut, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”, po ashtu në Mitrovicë të Veriut.
Djegia e tri veturave vjen pas djegies së dy të tjerave, po ashtu me targa RKS, dje në orët e para të mëngjesit.
Deri më tani nuk ka informacione se kush e ka shkaktuar zjarrevënien.
“Pas dy veturave të djegura me datën 30.03.2023 në veri të vendit, pas mesnatës së datës 31.03.2023, iu është vënë zjarri edhe tri veturave të tjera, të cilat iu përkasin viktimave të nacionalitetit serb, e të cilat ishin regjistruar me targa të Republikës së Kosovës (RKS).
Sikurse edhe në rastin e parë, edhe në rastin e dytë, pas pranimit të informacioneve, njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes duke angazhuar njësitë kompetente policore, përfshirë forenzikën, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në komunikatë.

Të tjera
-
Çitaku e quan Kurtin aventurier: Në këtë shekull nuk ka sovranitet të plotë
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka vlerësuar aventureske qasjen politik...
-
Përplasja e tre trenave në Indi, shkon në 80 numri i viktimave
Të paktën 80 persona kanë vdekur dhe 850 të tjerë janë plagosur pasi tre tren...
-
Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të premten se javën e ardhshme ...
-
Kurti: Kosova storie suksesi – Serbia direkt ose indirekt ka përkrahje të regjimeve diktatoriale
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova ka shënuar progres ekonomik d...
-
Kurti për NBC: S’e përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk e përjashton mundësin...
-
Rama ‘godet’ Kurtin në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Albini tërësisht i gabuar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për situatën që është krijuar n...
-
Emocionuese/ Hana 11-vjeçare me letër iu drejtohet ushtarëve të KFOR-it: Jeni heronjtë e vërtetë
Një vajzë 11-vjeçare me emrin Hana, përmes një letre të shkruar me dorë i ka ...
-
Humb një 84-vjeçar në Prishtinë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij
Një person i moshës 84-vjeçare ka humbur në Prishtinë. Ai quhe...
-
Përplasja e trenave në Indi, shkon në 70 numri i viktimave, mbi 350 të plagosur
Të paktën 70 persona kanë vdekur dhe më shumë se 350 janë plagosur pas përpla...
-
Vuçiq: Kam menduar që konfliktin e ka nisur NATO, por jo, e ka bërë Policia e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se përplasjen në veri e ka sh...
-
Edi Rama reagon pas vizitës së Ali Ahmetit te familja e Hashim Thaçit
Politikani shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti ka vizituar sot prindë...
-
Fushatat kundër gazetarëve, Kabashi thotë së VV-ja është më e organizuara në këtë pjesë
“Zagar i Vuçiqit”, kështu quhej gazetari Bekim Kabashi, në disa fotomontazhe ...